Instituti IDEA

Instituti për Drejtësi, Edukim dhe Avancim është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe jopolitike. Instituti IDEA ka për qëllim që gjatë ushtrimit të veprimtarisë të saj të merret me promovimin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit, edukim ligjor dhe profesional, hulumtim dhe analizë, zhvillim dhe avancim profesional, ndryshime legjislative dhe reformë, avokim për të drejtat e njeriut, ngritje e ndërgjegjësimit publik dhe bashkëpunim ndërkombëtar dhe rajonal.

Për Ne ...

Misioni

Misioni i Institutit për Drejtësi, Edukim dhe Avancim është të kontribuojë në ndërtimin e një sistemi drejtësie të ndershëm, transparent dhe gjithëpërfshirës, duke nxitur zhvillimin profesional, hulumtime dhe analiza të pavaruar dhe edukim cilësor. Instituti IDEA synon të krijojë një mjedis ku drejtësia shërben si themel i barazisë dhe transparencës, ndërsa edukimi bëhet një mjet i fuqishëm për zhvillimin shoqëror dhe profesional. Instituti IDEA synon të krijojë një platformë gjithëpërfshirëse për promovimin e drejtësisë dhe reformave ligjore të qëndrueshme, ngritjen e vetëdijes shoqërore dhe ndërtimin e kapaciteteve për një shoqëri që respekton të drejtat e njeriut, barazinë dhe sundimin e ligjit. Instituti IDEA vepron si një urë bashkëpunimi ndërmjet akademikëve, profesionistëve, vendimmarrësve dhe qytetarëve.

Vizioni

Të jetë lider në promovimin e drejtësisë, edukimit cilësor dhe avancimin profesional, duke frymëzuar dhe ndihmuar individët, institucionet dhe shoqërinë për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë, më të barabartë dhe më të qëndrueshme. Instituti IDEA synon të jetë një model i shkëlqimit në promovimin e reformave të bazuara në fakte, zhvillimin e politikave të avancuara dhe fuqizimin e komuniteteve përmes arsimimit, trajnimit dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor. Instituti IDEA vizionin e tij e ndërton mbi vlerat e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, duke kontribuar në një shoqëri ku drejtësia dhe arsimi janë shtylla kryesore të progresit.