
INSTITUTI PËR DREJTËSI, EDUKIM DHE AVANCIM – Instituti IDEA
Instituti IDEA është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe jopolitike. Instituti IDEA ka për qëllim që gjatë ushtrimit të veprimtarisë të saj të merret me promovimin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit, edukim ligjor dhe profesional, hulumtim dhe analizë, zhvillim dhe avancim profesional, ndryshime legjislative dhe reformë, avokim për të drejtat e njeriut, ngritje e ndërgjegjësimit publik dhe bashkëpunim ndërkombëtar dhe rajonal. Instituti IDEA është organizatë joqeveritare e regjistruar në bazë të nenit 22 të Ligjit Nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Departamenti për Regjistrimin e Organizatave Joqeveritare.
MISIONI
Misioni i Institutit për Drejtësi, Edukim dhe Avancim është të kontribuojë në ndërtimin e një sistemi drejtësie të ndershëm, transparent dhe gjithëpërfshirës, duke nxitur zhvillimin profesional, hulumtime dhe analiza të pavaruar dhe edukim cilësor. Instituti IDEA synon të krijojë një mjedis ku drejtësia shërben si themel i barazisë dhe transparencës, ndërsa edukimi bëhet një mjet i fuqishëm për zhvillimin shoqëror dhe profesional. Instituti IDEA synon të krijojë një platformë gjithëpërfshirëse për promovimin e drejtësisë dhe reformave ligjore të qëndrueshme, ngritjen e vetëdijes shoqërore dhe ndërtimin e kapaciteteve për një shoqëri që respekton të drejtat e njeriut, barazinë dhe sundimin e ligjit. Instituti IDEA vepron si një urë bashkëpunimi ndërmjet akademikëve, profesionistëve, vendimmarrësve dhe qytetarëve.