OBJEKTIVAT

  • Promovimin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit në shoqëri si dhe për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut dhe barazinë përpara ligjit;
  • Përmirësimin e sistemit arsimor duke ofruar edukim ligjor dhe profesional për të gjithë nxënësit si dhe për të ndihmuar në zhvillimin e tyre personal, social dhe profesional;
  • Të avancojë të drejtat dhe mundësitë e barabarta për të gjithë, duke përfshirë eliminimin e diskriminimit gjinor dhe promovimin e rolit të gruas në fusha të ndryshme të jetës;
  • Të kontribuojë në zhvillimin e komuniteteve, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe rritjen e kohezionit social në shoqëri;
  • Avancimin e njohurive të individëve nëpërmjet programeve dhe trajnimeve të specializuara me qëllim të ngritjes së vetëdijes së tyre në raport me sigurinë përkatësisht me parandalimin dhe hulumtimin e dukurive negative, siç janë: siguria në shkolla, parandalimin dhe menaxhimin e konflikteve, bullizimi, trafikimi me njerëz, kontrabandimi me substanca narkotike, krimi i organizuar, korrupsioni, terrorizmi, armëmbajtje pa leje etj;
  • Mbështetjen e iniciativave për zhvillimin dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve në përgjithësi dhe në veçanti për komunitetet joshumicë duke ofruar mundësi për trajnime, mentorim dhe këshillim në fushat relevante;
  • Të sigurojë mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve duke mbështetur të drejtat e tyre për edukim, mbrojtje shëndetësore dhe një mjedis të sigurt për rritje;
  • Hulumtim dhe analiza mbi çështje të ndryshme ligjore të cilat do të ndikojn në formulimin e politikave të reja dhe për të ndihmuar në adresimin e sfidave në fushën e drejtësisë;
  • Promovimin e reformave ligjore dhe të drejtave të njeriut përmes avokimit dhe ndërgjegjësimit publik përfshirë komunikimin dhe bashkëpunimin me mediat;
  • Ngritjen e ndërgjegjësimit publik me anë të fushatave të ndryshme ndërgjegjësuese;
  • Mbështetje institucioneve vendore në ngritjen e kapaciteteve të tyre për të përmbushur standardet ndërkombëtare në fushën e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.
  •