Raport Hulumtimi: “Integriteti në baza gjinore dhe moshore në sportin e Kosovës”

Në tri dekadat e fundit, sporti ka qenë pjesë vitale e organizimit shoqëror dhe shtetëror në Kosovë, njëkohësisht ka qenë edhe promotori shumë i fuqishëm ndërkombëtar i shtetësisë së Kosovës.

Që nga periudha e okupimit, kur klubet dhe federatat sportive të Kosovës u shkëputën nga sistemi sportiv jugosllav (1991 – 1998) e deri në ditët e sotme kur priten investime të mëdha për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, organizimi i sportit në Kosovë ka kaluar nëpër faza të ndryshme, por ka ruajtur vazhdimësinë dhe promovuar vlerat më të larta kombëtare.

Për rreth 30 vjet, që nga viti 1991, sporti i Kosovës është financuar në mënyrë jo të strukturuar, kryesisht nga firma private, më shumë në formë të donacioneve dhe bamirësisë, sesa marketingut ose sponsorizimit, sipas modeleve evropiane.

Për më shumë:Raporti i Hulumtimit